Vrasjet e 21 janarit, familjarët e Aleks Nikës i drejtohen Strasburgut
Familjarët e Aleks Nikës, një prej viktimave të 21 Janarit i janë drejtuar Gjykatës së Strasburgut pasi akuzojnë autoritetet shqiptare për ndërhyrje politike dhe hetim të cunguar të çështjes.

Lajmin është bërë i ditur nga BIRN, ku mësohet se, familjarët e Aleks Nikës akuzojnë ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin e Brendshëm të kohës, Lulzim Basha për pengim të hetimeve, zhdukje të provave dhe mosekzekutim të vendimeve. Për këtë ata kërkojnë të verifikohen një seri shkeljes procedurale dhe materiale që sipas tyre janë shënuar gjatë hetimit të vrasjes së të afërmit të tyre nga autoritetet shqiptare.

Nga ana procedurale, ankuesit pretendojnë shkelje të Konventës për të Drejtat e Njeriut, lidhur me refuzimin e autoriteteve për t’i njohur ankuesve statusin e viktimës, refuzimin për t’i mbajtur ata të informuar për zhvillimet e hetimit dhe mundësinë e përfaqësimit në procesin penal ndërsa në aspektin material, sipas nenit 2 familjarët e viktimës i referohen dëmit material, jopasuror, të humbjes se jetës se babait të 2 vajzave dhe bashkëshortit.

Sipas BIRN familjarët e Nikës kërkojnë që ankimimi i tyre t’i bashkëngjitet dosjes tjetër që është regjistruar në Gjykatën e Strasburgut, nën emrin “Ana Veizi dhe të tjerë kundër Shqipërisë” duke qenë se bëhet fjalë për të njejtën ngjarje dhe prova. /albeu.com/
Shtuar më 06/07/2016, ora 08:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori