Vrasjen e Lamajt, grupi hetimor 2 orë e 45 minnuta për të arritur në Kapshticë
Gjykata e Krimeve të Rënda ka zhvilluar një eksperiment hetimor për llogari të procesit gjyqësor për biznesmenin Arben Frroku, i cili akuzohet për vrasjen e Kryekomisarit Dritan Lamaj, para dy vjetësh.

Eksperimenti ka nisur me intinerarit e makinës së Frrokut nga Tirana për në Kapshticë.Rruga që akuza pretendon se ka bërë autori i vrasjes deri në Kapshticë e zhvilluar nga dy shoferët e gjykatës u bë për 2 ore e 45 minuta.

Makina u nis në orën 18:30 nga vendi ku u vra Dritan Lamaj, vetëm 100 metër larg shtëpisë së tij dhe do të shihet sa do të jetë koha për të mbërritur në Kapshticë.

Në makinën eksperimentale udhëtonin edhe dy prokurorët, Niazi Seferi e Eneid Nakuci. Ky eksperiment u krye për të vërtetuar nëse Arben Frroku ishte në Elbasan apo jo, ditën e vrasjes së Dritan Lamaj, ashtu siç ai pretendon. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2015, ora 08:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori