Vrasje, vjedhje e gjobëvënie, kapet në gjumë nga RENEA pogradecari i rrezikshëm
RENEA ka zhvilluar një operacion në orët e para të mëngjesit të sotëm në Qafë-Plloce të Pogradecit për kapjen e një personi me rrèzikshmëri të lartë shoqërore.

Burimet bëjnë me dije se në pranga është vënë Ilir Berberi. Efektivët kanë rrethuar banesën ku jetonte 52 vjecari së bashku me gruan dhe vajzën e tij të mitur.

Në momentin e ndërhyrjes ai ka qënë në gjumë, dhe kjo ka bërë që të mos kishte rezistencë nga ana e tij.

Berberi u kap ne nje banesë të vecuar e cila ndodhej rreth 500 m larg banesave të tjera dhe e vendosur në një pozicion në lartësi, ku mund të shiheshin më lehtë lëvizjet e personave që mund ti afroheshin rrethimit, shkruan faxëeb.

Gjatë kontrollit i është gjetur armë zjarri dhe fisheke. Më heret Berberi ka qënë i dënuar për vjedhje, gjobëvënie dhe armembajtje pa leje.

I hetuar edhe për disa ngjarje të rënda kriminale si për vrasjen e shefit të komisariatit të Pogradecit Agron Gjyrezit.

Shtuar më 12/08/2020, ora 08:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori