Vrasje, rrëmbime dhe trafiqe, kujt i trokiti sot OFL në derë
Operacioni Forca e Ligjit ka shkuar në Elbasan e Peqin, ku 5 të dënuarve për vepra të ndryshme penale u ka dërguar kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Mustafa dhe Dylaver Methasa, Arsen Salla, Ervis dhe Ardjan Çela.

Mustafa Methasa, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Dylaver Methasa, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Arsen Salla, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Ervis Çela, banues në Peqin, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;

Ardjan Çela, banues në Peqin, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Shtuar më 19/11/2020, ora 13:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori