Vjen lajmi i mirë, Ukraina dhe Rusia arrijnë marrëveshjen e parë

Zv/kryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, tha se civilët do të nisin të largohen nga qyteti i rrethuar, Sumi, pas një marrëveshjeje me ushtrinë ruse për hapjen e një “korridori humanitar”.

“Është rënë dakord që kolona e parë të niset në orën 10:00 (sipas kohës lokale), nga qyteti Sumi. Popullsia lokale do të niset me automjete personale”, tha Vereshchuk në një deklaratë televizive.

Sumi, i cili ndodhet pranë kufirit me Rusinë, rreth 350 kilometra në lindje të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, ka qenë nën shënjestrën e bombardimeve të herëpasherëshme ruse.

Shërbimet ukrainase të shpëtimit thanë se nga bombardimet ditën e djeshme ndërruan jetë të paktën nëntë persona në këtë qztet.

Dmytro Zhyvytskyi, udhëheqës i administratës rajonale të Sumit, tha në një deklaratë të postuar në Facebook se katër ushtarë ukrainas janë vrarë gjithashtu.


Shtuar 8.03.2022 10:26