Vrasje me pagesë, pse u ekzekutua pronari i servisit në Shkodër
Pëlqej
Vrasje me pagesë për shkak të konflikteve të vjetra familjare, është pista kryesore ku Policia e Shkodrës ka përqendruar hetimet për vdekjen e Mehdi Kavajës.

60-vjeçari u vra teksa punonte në servisin e tij në Shkodër, ndërsa autori është larguar pa lënë gjurmë.

Në momentin e ngjarjes, Kavaja ndodhej në servisin e tij, duke punuar si zakonisht për riparimin e dorezave të makinave kur papritur një person e ka qëlluar atë pas koke me pistoletë, duke e lënë të vdekur në vend.

Fillimisht, u dyshua se vdekja e tij kishte ardhur për shkaqe natyrale, por vetëm pas ekzaminimit nga ana e mjekëve ligjorë u zbulua se bëhej fjalë për vrasje.

Më pas, Policia nisi hetimet për zbulimin e rrethanave të ngjarjes, e cila deri tani mbetet mister. Burime pranë Policisë bëjnë me dije se kjo vrasje e 60- vjeçarit, me shumë mundësi mund të ketë ardhur për shkak të hakmarrjes, shkruan Panorama.

Mësohet se, të afërm të viktimës kanë disa konflikte prej vitesh, por Policia nuk bën të ditur detaje të tjera për shkak të hetimeve që janë ende në vijim.

Vrasja mendohet se mund të jetë një hakmarrje për ngjarje të ndodhura para shumë viteve ku ka dyshime se kanë qenë të përfshirë të afërm të shtetasit Mehdi Kavaja, por, për Policinë, ende gjithçka mbetet në kuadër të dyshimeve.

Kjo vrasje, sipas burimeve policore, mund të jetë bërë me pagesë për mënyrën se si është realizuar duke qenë e sofistikuar dhe e mirëmenduar.

Megjithatë, kjo është vetëm njëra prej pistave të momentit që po heton Policia Vendore e Shkodrës ndërsa nuk përjashtohet edhe ndonjë pistë tjetër.

Pasi është konstatuar nga ekspertiza mjekoligjore se kemi të bëjmë me një vrasje dhe jo hemorragji, ndër të tjera Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë që mund të jenë në subjektet afër vendit të ngjarjes.

Nga këqyrja e deritanishme nuk ka asnjë person konkret të dyshuar. Në fakt, jo e gjithë zona ka kamera sigurie dhe dyshohet se autori e ka studiuar mirë terrenin më përpara për të arritur më pas te ky ekzekutim që për nga mënyra, për Policinë, është një vrasje e rangut profesionist.

Askush nuk e ka parë autorin ndërsa nuk është dëgjuar asnjë zhurmë nga familjarët apo fqinjët pavarësisht se vrasja është kryer me pistoletë.

Një kalimtar i rastit e ka parë të shtrirë në tokë dhe të gjakosur 60-vjeçarin duke njoftuar më pas ambulancën. Vrasja ndodhi në lagjen “Tophanë” aty ku Mehdi Kavaja punonte prej shumë vitesh në servisin e tij me riparimin e dorezave të mjeteve.

Mister vrasja e shkodranit, pse familjarët s’dëgjuan asnjë krismë

Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e e shtetasit Mehdi Kavaja një ditë më parë në Shkodër. Ai ndodhej në servisin e tij duke punuar si zakonisht për riparimin e dorezave të makinave kur papritur një person e ka qëlluar atë pas koke me pistoletë duke e lënë të vdekur në vend.

Misteri dhe vrasja me silenciator

Servisi ku punonte prej vitesh 60-vjeçari Mehdi Kavaja në qytetin e Shkodrës ndodhet në katin e parë të banesës së tij private.

Nisur nga një fakt tillë, ku familjarët dhe fqinjët nuk kanë dëgjuar asnjë krismë arme, dyshohet se vrasja e tij mund të jetë bërë me silenciator.

Mister mbetet autori, pasi Kavaja njihej si një person shembullor në qytetin e Shkodrës dhe të gjithë kishin respekt për 60-vjeçarin.

Që në momentet e para policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet mbi këtë vrasje të ndodhur në rrethana misterioze. Burime pranë policisë bëjnë me dije se kjo vrasje e 60 vjeçarit me shumë mundësi mund të ketë ardhur për disa konflikte që kanë të afërmit e tij prej vitesh.

Ngjarja

Fillimisht u mendua se 60 vjeçari ka patur një hemoragji por vetëm pas një ore mjekët pas ekspertizës të bërë kanë arritur të shohin një vrimë në kokën e tij si dhe një plumb në thellësi të kokës.

Vrasja mendohet se mund të jetë një hakmarrje për ngjarje të ndodhura para shumë viteve ku ka dyshime se kanë qenë të përfshirë të afërm të shtetasit Mehdi Kavaja.

Kjo vrasje sipas burimeve policore mund të jetë me pagesë. Megjithatë kjo është vetëm njëra prej pistave të momentit që po heton policia vendore e Shkodrës ndërsa nuk përjashtohet edhe ndonjë mundësi tjetër.

Pasi është konstatuar nga ekspertiza mjeko-ligjore se kemi të bëjmë me një vrasje dhe jo hemoragji ndër të tjera policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë që mund të jenë në subjekte afër vendit të ngjarjes.

Nga kqyrja e deritanishme nuk ka asnjë person konkret të dyshuar. Në fakt jo e gjithë zona ka kamera sigurie dhe dyshohet se autori e ka studiuar mirë terrenin më përpara për të arritur më pas tek ky ekzekutim që për nga mënyra për policinë është vrasje profesioniste. Askush nuk e ka parë autorin ndërsa nuk është dëgjuar asnjë zhurmë nga familjarët apo komshinjtë.

Një kalimtar i rastit e ka parë të shtrirë në tokë dhe të gjakosur 60 vjeçarin duke njoftuar më pas ambulancën. Vrasja ndodhi në lagjen Tophanë aty ku Mehdi Kavaja punonte prej shumë vitesh në servisin e tij me riparimin e dorezave të mjeteve. /albeu.com/

Shtuar më 20/06/2018, ora 10:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori