Policia e Lushnjes ka vënë në pranga një shtetas të dënuar me
burgim të përjetshëm.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se kanë vënë në pranga shtetasin Altin
Dhamo, 43 vjeç, banues në lagjen "Kadri Qystri",
Lushnje
"Kjo masë sigurie është vendosur për llogari të
Gjykatës së Përbërë të Betuar Trikalon,
Greqi, e cila me vendim të formës së prerë Nr.73-78/3-11-1998 të
Gjykatës së Përbërë të Betuar të Larisës,
Greqi, e ka deklaruar fajtor shtetasin Altin
Dhamo për veprat penale "Vrasje me dashje", Vjedhje me dhunë" e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, "Vjedhje e kryer në bashkepunim", "Armbajtje pa leje", të parashikuara nga Kodi Penal Grek dhe e ka dënuar atë me
burgim të përjeteshëm"-njofton policia e Shtetit.
Njoftimi i policisë
Lushnje
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Trikalon".
Policia e Lushnjes kap dhe ndalon një shtetas të dënuar me
burgim të përjetshëm.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë
Lushnje bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
Altin
Dhamo, 43 vjeç, banues në lagjen "Kadri Qystri",
Lushnje.
Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria Pranë
Gjykatës së Shkallës së Parë
Lushnje në datën 02.03.2018, ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit penal të datës 28.02.2018 të
Gjykatës së Shkallës së Parë
Lushnje e cila ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për këtë shtetas.
Kjo masë sigurie është vendosur për llogari të
Gjykatës së Përbërë të Betuar Trikalon,
Greqi, e cila me vendim të formës së prerë Nr.73-78/3-11-1998 të
Gjykatës së Përbërë të Betuar të Larisës,
Greqi, e ka deklaruar fajtor shtetasin Altin
Dhamo për veprat penale "Vrasje me dashje", Vjedhje me dhunë" e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, "Vjedhje e kryer në bashkepunim", "Armbajtje pa leje", të parashikuara nga Kodi Penal Grek dhe e ka dënuar atë me
burgim të përjeteshëm.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë
Gjykatës së Shkallës së Parë
Lushnje për veprime të mëtejshme. /albeu.com/
Shtuar më 03/03/2018,
ora 10:31