Efektivi i SHISH vret pronarin e servisit pas sherrit për gomën e makinës
Pëlqej
Zbulohet identitei i personit që vrau këtë të shtunë pronarin e një servisi në kryqytet. Bëhet fjalë për efektivin e SHISH Xhevair Mzika i cili nuk është arrestuar ende nga policia.

Florian Selmani po punonte si çdo ditë në biznesin e tij, në zonën e ish-Fushës së Aviacionit kur rreth orës 11:00 është qëlluar dy herë me pistoletë nga efektivi i Shërbimit Informativ Shtetëror. Konflikti e ka patur zanafillën një ditë më parë, kur Xhevair Mzika ka shkuar në gomisterinë e Selmanit. Por ai është kthyer sërish sot në mëngjes duke i kërkuar llogari viktimës për cilësinë e gomës, e cila i ka plasur duke udhëtuar me makinë.

Pas përplasjes fizike me dy vëllezërit, Mzika ka marrë armën në shtëpi tip pistoletë dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të pronarit të gomisterisë duke e lënë të plagosur rëndë. Mësohet se Selmani ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.


11:35- Një vrasje me armë zjarri u shënua paraditen e kësaj të shtune tek Fusha e Aviacionit në Tiranë. Sipas policisë i vrarë ka mbetur një 33-vjeçar i cili punonte si gomist.

Shkak për këtë ngjarje të rëndë është bërë çarja e gomës së makinës së një klienti i cili pasi kishte kërkuar fillimisht shpjegim se përse puna nuk është kryer në rregull ka pasur edhe një sherr me dy vëllezërit gomistë.

Por sherri nuk përfundon me kaq, klienti kthehet me një armë pistoletë dhe ka qëlluar në drejtim të njërit prej vëllezërve. Mësohet se gomisti gjeti vdekjen rrugës për në spital. Autori mësohet se është shpallur në kërkim nga Policia. /albeu.com/



Shtuar më 16/08/2014, ora 14:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori