Vrasje me arme ne sheshin "Avni Rustemi" ne Tirane
Albeu.com
Vrasje me armë zjarri në sheshin "Avni Rustemi". 46-vjeçari Franc Konomi është vrarë nga dy persona ende të paidentifikuar që e kanë qëlluar atë me 9 plumba pistolete.
Ngjarja ka ndodhur në mesditë pranë "Ushtarit të Panjohur", kur dy persona me motorr të cilët mbanin skafandë kanë qëlluar në drejtim të shoferit të automjeti tip benz me targë TR 0626 S.

Menjëherë pas kësaj autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
46 vjeçari Konomi ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spital, por mjekët e spitalit Ushtarak shprehen se 46 vjeçari ka mbërritur i pajetë.
Sipas policisë dyshohet se viktima është një person me precedentë penale.

Ai ishte një nga të akuzuarit për vrasjen e 23 vjeçarit, Gazmend Muça në ditën e 7 prillit të vitit 1992, një nga "të fortët e rrugës Bardhyl".
Të akuzuarit e policisë ishin Naim Zyberi dhe Franc Konomi. I pari më pas u arrestua dhe la burgun vetëm në revoltat e 1997-ës. Por, që vetëm pak muaj më vonë ai u ekzekutua në një nga dhomat e spitalit të Milanos, ku kurohej pas një atentati me mjaft bujë. Ndërsa për të dytin, Konomin, është fakt se prokuroria asnjëherë nuk ka pasur prova.
Shtuar më 08/07/2010, ora 12:14
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori