Vrasje, mashtrim e zjarrvënie, bukuroshet shqiptare që ranë në burg (FOTO LAJM)

Pëlqej
Të reja, të bukura e me një karrierë të lakmuar, historitë e bukurosheve shqiptare që përfunduan pas hekurave të burgut për krime të rënda.

Duke u nisur nga arrestimi i Olesia Dukës, dentistes së "Vip-ave", albeu.com rikthen në vëmendje burgosjet më të bujshme të bukurosheve shqiptare.

Dentistja e famshme, Olesia Duka

Olesia Duka u arrestua pak ditë më parë pas denoncimit të një biznesmeni të njohur, se Olesia i kishte marrë atij 900 mijë euro dhe nuk ia kishte kthyer më.

Pas denoncimit të tij, u zbuluar se ajo kishte mashtruar plot 11 biznesmenë dhe një ish-deputet të PS, duke u marrë shifra të çmendura parash.

Olesia jetonte një jetë luksi me udhëtime e rroba firmato. E ftuar disa herë edhe në emisione, ajo njihej si dentistja e "Vip-ave".

Uarda Çota

Bukuroshja zeshkane që tërhoqi vëmëndjen e medias, u burgos për një aksident të rëndë automobilistik në Komunën e Parisit në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur tre vite më pare dhe nga aksidenti humbi jetën 11-vjeçarit Rubin Peka, djali i ish-zv/ministrit Avenir Peka.

Ajo u dënua me 5 vite burg por pas dy vitesh përfitoi nga amnistia.

Anjeza Shabani

Gazetarja e njohur Anjeza Shabani shokoi opinionin publik pasi dhunoi një fëmijë 3-vjeçar në kopshtin që administronte në Sauk në Tiranë.

Anjeza Shabani u dënua me 2 vite burg ndërkohë oponioni publik e kryqëzoi atë pas pamjeve të dhunshme brenda kopshtit "Diren".

Desara Mançellari

E kush mund t’a harrojë vajzën simpatike e cila i vuri flakën katër makinave të babait të ish-të dashurit.

Në polici ajo tregoi se ish i dashuri i ushtronte presion dhe për këtë mori hak duke i djegur 4 makina superluksoze.

Ajo rrëfeu se bleu benzinë në një pikë karburanti, mori një shkrepëse dhe i vuri flakën katër automjeteve të babait të tij.

Pas disa vendimeve, Dasara u la me arrest shtëpie.

Lule Makashi dhe Adela Makashi

Pak muaj më parë, u arrestuan dhe burgosën nënë e bijë pasi mashtruan plot 360 shqiptarë, të cilët paguanin rreth 20 mijë dollarë për një vize punë në Kanada.

Nënë e bijë u dënuan respektivisht me 10 dhe 8 vite burg. /albeu.com/


Shtuar më 21/04/2018, ora 14:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori