Vrasje mafioze në Ekuador, "policët" ekzekutojnë shqiptarin dhe gruan e tij
Pëlqej
Një vrasje makabre ka ndodhur në Ekuador ku është vrarë me tre plumba një shqiptar dhe gruaja e tij.

Ngjarja është raportuar nga policia e vendit në fjalë ndërkohë mësohet se viktima është shtetasi Fadil Kaçaniq (64) dhe bashkëshortja e tij Fatima (63), nga Mali i Zi.

Mediat vendase shkruajnë se Kaçaniq është vrarë me të shtëna nga arma e zjarrit, gjersa bashkëshortja e tij është vrarë me goditje të sendit të fortë në kokë.

Mësohet se shqiptari për shkak të trafikut të lëndëve narkotike ishte disa vite në burg, por ishte i akuzuar edhe për vjedhje me dhunë.

Policia bën me dije se vrasësit u prezantuan si policë, duke treguar urdhërin e rrejshëm për kontroll./albeu.com/

Shtuar më 18/03/2018, ora 15:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori