Vrasje dhe drogë, OFL i dërgon letrën 5 të dënuarve të radhës
Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 5 personave të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Konkretisht bëhet fjalë për shtetasit Angjelin Ndreka, Ndue Jaku, Ilia Pire, Arben Muça dhe Egli Duka, të cilët duhet të deklarojnë pasurinë brenda 48 orës.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.


Njoftimi

OFL, 1 dhjetor

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A. N., banues në Lezhë, i dënuar për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

N. J., banues në Lezhë, i dënuar për veprën penaleVrasja me paramendim”;

I. P., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penaleVrasja me paramendim”;

A. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penaleVrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;

E. D., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
Shtuar më 01/12/2020, ora 13:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori