Aksidenti i rëndë në aksin Gjirokastër – Sarandë, lëndohen 4 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër – Sarandë, ku si pasojë e përplasjes së dy makinave, kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Aksidenti ka ndodhur në pjesën më të rrezikshme të këtij aksie që është “Qafë Muzina”.

Automjetet e përfshira në aksident janë një mjet tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin N.A, banues Tiranë, dhe një tip “Fiat” me drejtues shtetasin E.F , banues në Gjirokastër.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:30, në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur “Qafë Muzinë”, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin N. A., banues në Tiranë, është përplasur me automjetin tip “Fiat”, me drejtues shtetasin E. F., banues në Gjirokastër.

Për pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit tip “Fiat” dhe 3 pasagjerët që ndodheshin në këtë automjet, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./albeu.com