Pretekst apo paralajmërim? Lukashenko: Ja kur do ta sulmojmë Ukrainën

Presidenti i Bjellorusisë, një ndër aleatët e pakët që i kanë mbetur liderit rus Vladimir Putin, ka treguar skenarin kur shteti që ai drejton do të përfshihej në luftë.

“Mënyra e vetme për të përfshirë Bjellorusinë në luftë, është nëse sulmohemi. Nëse ata nisin të na sulmojnë ne.”

Kështu tha Alexander Lukashenko, sipas asaj që raporton agjencia bjelloruse e lajmeve Belta.

“E kam thënë 20 mijë herë që nuk kemi plane që të luftojmë në Ukrainë,” shtoi lideri bjellorus.