Vrasja te Kthesa e Kamzës, për motive të dobëta
Vrasja e 30-vjeçarit Paulin Marku dy ditë më parë në vendin e quajtur kthesa e Kamzës, ka ndodhur për motive të dobëta. Kështu ka deklaruar policia e Tiranës të mërkurën teksa ka njoftuar arrestimin e autorit të ngjarjes.

Personi që i arrestuar nga policia për vrasjen e 31-vjeçarit Paulin Marku është Doç Vladi 34 vjeç.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Vrasja ndodhi mbrëmjen e ditës së martë, kur Marku ishte duke udhëtuar me një motor. Sipas dëshmitarëve dy persona që kanë qëlluar atë në ecje e sipër dhe janë larguar. /albeu.com/


Shtuar më 18/08/2011, ora 11:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori