Vrasja për varësen e floririt, Aldo Hoxha mohon akuzat
Në Gjykatën e Tiranës ka nisur shqyrtimi i dosjes së
20-vjeçarit Aldo Hoxha, i akuzuar për vrasjen me thikë të shtetases Fatbardha Tafa, në gusht të vitit të kaluar.

Gjatë seancës gjyqësore, prokuroria lexoi kërkesën për gjykim duke e akuzuar Hoxhën për vrasje, ndërsa pala mbrojtëse mohoi akuzat me pretendimin se i pandehuri nuk ka qenë në vendin e ngjarjes, në kohën që është kryer vrasja, shkruan News 24.


Sipas organit të akuzës, Aldo Hoxha kishte shenja në trup, pasi fëmijët që shoqëronin viktimën në momentin e ngjarjes, e goditën me patina, në përpjekje për të mbrojtur nënën e tyre. Prokuroria nënvizon se Hoxha tentoi t’i fshihej policisë, pasi në momentin e arrestimit ai u gjet poshtë krevatit në shtëpinë e dajës së tij. Avokati Arben Qeleshi deklaroi se Aldo Hoxha nuk kishte lidhje me vrasjen e gruas. Sipas tij, shenjat që i riu ka në trup janë si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tij nga policia. /albeu.com/
Shtuar më 20/02/2013, ora 15:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori