Vrasja në zonën e ish-Bllokut, 35 vite burg autorit
Pëlqej
35 vite burg ka qënë masa e dënimit dhënë për shtetasin Ndriçim Balla, i cili një vit më parë vrau një 28 vjeçare dhe shkaktoi plagosjen e shoqëruesit të saj.

Mesditën e sotme, Gjykata e Tiranës dha vendimin për Ndriçim Ballën, duke e dënuar me 35 vite burg. Balla u shpall fajtor pasi akuzohej për vrasjen dhe plagosjen e ndodhur në shtator të vitit 2013, në zonën e ish-Bllokut.

34 vjeçari Ndriçim Balla, nënoficer pranë “Shkollës së Bashkuar”, rezulton se është autori i dyshuar i vrasjes me armë zjarri të 28 vjeçares Majlinda Hoxha, si dhe plagosjes rëndë të 36 vjeçarit Elton Fusha.

Ngjarja e rëndë është shënuar në datën 9 shtator 2013, tek ish- Blloku, pas një konflikti ndërmjet të dëmtuarit Elton Fusha dhe vëllait të Ndriçim Ballës, duke bërë që situata të degradojë.

Mësohet se viktima Majlinda Hoxha u vra gabimisht nga ai, pasi objektivi ishte Elton Fusha. /albeu.com/


Shtuar më 17/09/2014, ora 11:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori