Vrasja në Shkodër u krye nga dy persona
Pëlqej
Policia zbardh detaje të vrasjes Cesk Leka, një ditë më parë në qytetin e Shkodrës. Pas hetimeve është arritur në konkluzionin se kanë qenë dy persona, të cilët kanë ekzekutuar 45-vjeçarin.

Sipas policisë, vetëm njëri nga autorët ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov në drejtim të 45-vjeçarit, duke derdhur mbi trupin e tij 16 plumba. Leka u ekzekutua rreth orës 2 të mëngjesit të djeshëm pak metra larg banesës së tij në lagjen Kiras, ndërsa kthehej pasi kishte parë ndeshjet e “Champions League” në një lokal të zonës. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2013, ora 12:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori