Vrasja në Lushnje, dëshmitari: S'ka shance ta ketë ngacmuar, gruaja e ka kushëri viktimën

Pëlqej
Ngjarja e rëndë që ndodhi mesnatën e së hënës në fshatin Goriçaj në Lushnje, ku një 42-vjeçar është vrarë me armë gjahu tip karabinë ka tronditur mbarë opinionin publik.

Viktima është shtetasi Almir Llupo ose ndryshe edhe njihet me emrin Eduart Stamolliu mësohet se ishte person me precedentë penalë pasi ishte dënuar për shfrytëzim prostitucioni dhe kishte dalë nga burgu në fillim të këtij viti.

Në lokalin ku ndodhi ngjarja e rëndë pronari punonte bashke me gruan e tij ndërsa viktima, pasi kishte konsumuar alkool ka ngacmuar gruan e pronarit dhe ka tentuar ta prekë me dorë.

Një banor i zonës, i cili i njeh të dyja familjet, si atë të viktimës, edhe atë të autorit, tregon në një rrëfim për JOQ.al se ngjarja nuk ka ndodhur aspak në atë mënyrë.

Ai thotë se gruaja e autorit nuk ka qenë në vendngjarje por në gjumë dhe në momentin që ka dëgjuar të shtënat me armë ajo ka dalë. Po ashtu banori shprehet se viktima dhe gruaja e pronarit janë kushërinj mes tyre dhe nuk ka mundësi ta ketë ngacmuar.

"Gruaja e autorit ka dëshmuar se ka ardhur që të më përdhunonte në lokal, por gruaja s'ishte aty. Ishte në gjumë. Ajo ka dalë pasi ka dëgjuar të shtënat e armës. Si vallë ka dëshmuar ajo kur s'ka qenë në vendngjarje?

Ne jemi komshinj me autorin e vrasjes dhe unë kam qenë atje deri sa ka ikur policia, deri në orën 3. Polica ka ardhur shumë me vonesë edhe autori tha se pa ardhur policia, s'e prek njeri këtë dhe po rrinte me karabinë në dorë. Për atë përdhunimin, ai s'ka shanse ta bënte atë veprim se ai e ka kushërirë atë, gruan e atij", rrëfen dëshmitari. /albeu.com/













Shtuar më 12/12/2017, ora 12:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori