Vrasja në Laç pasqyrohet edhe nga mediat e huaja
Vrasja e simpatizantit të LSI-së në qytetin e Laçit dhe plagosja e kandidatit të PD-së janë pasqyruar edhe nga disa media të huaja. Agjensia e lajmeve Reuters e përcjell informacionin duke kujtuar edhe një herë me sa vëmendje po ndiqen këto votime nga Perëndimi i shqetësuar mbi gjendjen e demokracisë në Shqipërinë anëtare të Nato-s.

"E majta po përpiqet t’i mohojë kryeministrit Sali Berisha një mandat të tretë 4-vjeçar radhazi, i paprecendent ky për vendin që prej përmbysjes së regjimit komunist në 1991-n" shkruan Reuters. /albeu.com/
Shtuar më 23/06/2013, ora 13:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori