Vrasja në Kamëz, babai i të dënuarit largohet nga Shqipëria
Pëlqej
Gjykata dha vendimin "arrest me burg" për dy vrasësit e Agim Bucit gjatë një grabitjeje pak kohë më parë në Kamëz.

Por kjo nuke ndalon vetëgjyqësinë në Shqipëri, ndaj babai i një prej vrasësve, Petrit Kurtiështë larguar nga Shqipëria bashkë me djemtë e tij.

Nuk dihet saktë vendi ku ai ka zgjedhur të largohet, por dalja nga Shqipëria e 56-vjeçarit dhe e dy djemve të tij është konfirmuar.

Të afërm të familjes së Kurtit që kanë mbetur në shtëpi, nuk pranojnë të flasin para kamerës. Ata thonë se kanë mundur të flasin vetëm një herë me të, kur ka telefonuar për t’iu treguar se ishte shëndoshë e mirë.

Por ata thonë se nuk kanë mundur të mësojnë vendin ku ai ndodhet tashmë shkruan klantv.

Hetimet e Prokurorisë së Tiranës ndaj djalit të Petrit Kurtit, Vladimirit dhe bashkëpunëtorit të tij Ruzhdi Hoxha, ende vijojnë ndonëse ende nuk është gjetur arma e krimit. /albeu.com/
Shtuar më 21/05/2018, ora 16:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori