Enis Bardhi te ekipi i njohur i Serie A?

Enis Bardhi që luante te Levante, mund të largohet nga La Liga në afatin kalimtar të janarit.

Levante nuk po kalon një formë të mirë, pasi ka marr vetëm një fitore në 21 ndeshje, duke qenë skuadra e fundit në pesë ligat kryesore evropiane që mori një fitore këtë vit.

Sipas ‘Superdeporti’. Enis Bardhi mund të largohet nga skuadra për të shkuar në Itali.

Edhe pse mediumi spanjoll nuk ka përmendur asnjë skuadër të Serie A, por shtypit italian e ka bërë këtë gjë.

Mësohet se Torino ia ka vënë syrin shqiptarit, kontrata e të cilit me Levanten përfundon në fund të këtij sezoni.

Bardhi 26-vjeçar ka tri gola e dy asistime në 16 paraqitje në edicionin aktual.


Shtuar 22.01.2022 08:45