Vrasja në Durrës, policia jep detaje për viktimën dhe autorët
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës pasi një pronar picerie ka gjetur vdekjen gjatë një sherri me thika.

Bëhet fjalë për Agim Arapi 58 vjeç. Ai është sulmuar nga 3 persona të cilët janë arrestuar.

Konflikti mes tre autorëve dhe viktimës mendohet të ketë ndodhur për çështje qiraje.

Bëhet e ditur se autorët kanë qenë banorë të të njëjtit pallat ku ndodhet piceria. Deri më tani nuk dihen të dhëna të tjera rreth kësaj ngjarje.

Sipas njoftimit të policisë 3 autorët e arrestua si të dyshuar për këtë ngjarje janë dy vëllezërit Kostandin Ekonomi dhe Kujtim Ekonomi, si dhe Jurgen Kurti i cili është dhëndri Kostandin Ekonomit.

NJOFTIMI I POLICISE

Durrës, më 11.04.2017.

Informacion paraprak.

Më datë 11.04.2017, ora 19:55 në lagjen Nr.1 Durrës, Bulevardi “Epidam” ,në një dyqan ushqimor, si pasojë e një konflikti pronësie është plagosur shtetasi Agim Arapi 58 vjeç, banues në Durrës.

Për pasojë, I dëmtuari ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët pak minuta pas ngjarjes kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, konkretisht shtetasit Kostandin Ekonomi , Kujtim Ekonomi dhe Jurgen Kurti.

Kostandin dhe Kujtim Ekonomi janë vëllezër, ndërsa shtetasi Jurgen Kurti është dhëndri iKostandin Ekonomi.

Palët në konflikt janë goditur me njëri- tjetrin me sende të forta.

Vijon puna për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale./Albeu.com/
Shtuar më 11/04/2017, ora 21:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori