Vrasja në Durrës, “arrest me burg” për 15-vjeçarin
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Gjykata e Durresit vendosi sot masen e sigurise “arrest me burg” për 15-vjeçarin Edrin Varakun i cili vrau shokun e tij, Adriatik Tota, gjate ores së praktikes mekanike. Gjatë seancës akuza ka paraqitur te gjitha provat e grumbulluara.

Varaku u arrestua disa ore pas krimit, duke pranuar vrasjen e duke treguar se e kishte bere ate pasi viktima e kishte ofenduar.

Në seancën e sotme gjyqësore Varaku ka shfaqur pendesë për krimin e kryer.

Ndërkohë gjykata ka lënë në burg edhe mësuesin Thoma Llazari i cili akuzohet për moskallëzim të krimit.

Mësohet se mësuesi ka qënë i pranishëm gjatë krimit por kur është pyetur nga efektivat nuk ka treguar emrin e autorit.

Ngjarja e rëndë që ndodhi 2 ditë më parë në shkollën e mesme profesionale “Beqir Çela” në Shkozet tronditi sigurinë në shkolla. /albeu.com/
Shtuar më 06/12/2013, ora 15:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Tauland dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian

Tauland dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian