Do kalonin kufirin me teste Covidi të falsifikuara, arrestohen dy persona në Qafë Thanë

Policia ka arrestuar dy persona në Qafë Thanë. L. A., 37 vjeç, banues në Vlorë dhe A. L., 36 vjeç, banues në Tiranë, janë kthyer nga pala e Maqedonisë së Veriut, në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, në kategorinë Inad, pasi dyshohet se kanë përdorur teste Covidi të falsifikuara.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve L. A., 37 vjeç, banues në Vlorë dhe A. L., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas, janë kthyer nga pala e Maqedonisë së Veriut, në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, në kategorinë Inad, pasi dyshohet se kanë përdorur teste PCR SARS-CoV-2, të dyshuar si të falsifikuar./albeu.com