Vrasja në Borsh, miku i viktimës në polici: Do na vrasin. Policia: Ejani nesër bëni denoncim
Ngjarja e rëndë në Borsh ku mbeti i vrarë Premtim Bega dhe mbeti i plagosur shoku i tij Enea Myftari ka nxjerrë në pah detaje të tjera tronditëse.

Kështu, burimet nga hetimi thonë se menjëherë pas përplasjes së parë mes Begës dhe Ronaldo Shehut, Xhonatan Muços dhe një personi të tretë, Enea ka shkuar në polici dhe ka kërkuar ndihmë në Postën e Policisë Borsh.

Ai ka shkuar ka takuar policin e sherbimit Shefqet Toci dhe i ka kerkuar qe te bente kallezim pasi ndihej i kercenuar nga personat qe e goditen.

Polici i sherbimit ka marre ne telefon komandantin e postes i quajtur Viktor dhe i ka sqaruar problemin dhe ai i kishte thene qe te shkonte te nesermen e te bente kallezim.

Ne keto kushte Enea eshte larguar nga posta e policise por ne rruge ka takuar komandantin e FNSH-se te cilit i ka thene se kishte problem me dy djem dhe ai i kishte thene qe te shkonte diten tjeter e te bente kallezim ne Himare.

Dhe pasi u largua disa metra nga policia, i kane dalë përsëri në drejtim të fermës personat qe e kishin goditur pak me pare, por qe ishin me automjetin tjeter tip `Ford` ngjyre `blu` i cili eshte ne pronesi te shtetasit Ruzhdi Hodo (babait te shtetasit Nasi Hodo).

Ne automjet se bashku me ata dy persona kesaj here ishte edhe shetasi Nasi Hodo. Keta persona kane zbritur nga automjeti i tyre duke mbajtur ne dore, leva, kacavida, dhe thika dhe u drejtuan tek ata. /albeu.com/
Shtuar më 30/07/2017, ora 09:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori