Vrasja në Fier, familja e të shoqit të 29-vjeçares: Nuk pranojmë t’a varrosim
Sot është kryer cermonia mortore e viktimave të krimit të pasionit të ndodhur ditën e djeshme në Lushnje ku mbetën të vdekur Ermira Arapi dhe Drini Derveni.

Mësohet se 29 vjeçarja Arapi ditën e sotme në orën 13:00 është përcjellë për në banesën e fundit, por jo në shtëpinë ku ishte e martuar, por tek shtëpia e vajzërisë.

Ermira, nëna e një vajze vetëm 5-vjeçe është varrosur në Ngurrëz të Lushnjës, në vendlindjen e saj, pasi familja e bashkëshortit që jetonte në Greqi nuk pranoi që ajo të prehej në Fier.

Mendohet se ky vendim i familjes së burrit ka ardhur për shkak të faktit të lidhjes jashtëmartesore që ajo kishte me viktimën tjetër, fakt i cili i mori dhe jetën.

Ditën e sotme u bë e ditur fakti që Ermira Arapi mund të ketë qënë shtatëzënë, fakt i cili sipas ekspertëve ka sjellë sherrin mes “çiftit” dhe më pas ekzekutimin e saj nga Drini, cili ka vetëvrarë dhe veten po në makinë.

NGJARJA

Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje, ku në një makinë u gjetën trupat e dy të rinjve, të identifikuar si Ermira Arapi nga Lushnja dhe Drini Dervenin. Trupat e tyre u gjetën në një makinë tip ‘Fuoristradë’ buzë rrugës në fshatin Shënpjetër të Fierit.

Në bazë të informacioneve fillestare u bë e ditur se bëhej fjalë për një krim pasione mes një çifti, ndërsa më vonë u bë e ditur se kishte të bënte me një lidhje jashtëmartesore e cila përfundoi tragjikisht me vdekjen.

Nga këqyrja e trupave të tyre, policia tha se dallohej qartë se 31-vjeçari pasi kishte qëlluar me armë të dashurën, ka vrarë edhe veten.

Policia e gjeti atë me një pistoletë tip ‘TT’ në dorë dhe tha se ka qitje me puthitje në kokën e tij, që i shtyn hetuesit të besojnë që ai është autor i vrasjes së të resë, me të cilën ka pasur një lidhje jashtëmartesore.

Pas këtij akti fieraku i ka dhënë fund edhe jetës së tij. Pritet të dalin të tjera detaje rreth ngjarjes që tronditi mbarë opinionin publik./albeu.com/
Shtuar më 11/02/2017, ora 17:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori