E FUNDIT/ Vetëm 50 vjeç, COVID-19 i merr jetën mamisë në Elbasan
Vrasja me dru në kokë në Devoll, flet dëshmitari: Nuk ia hapa derën të plagosurit, ishte i larë në gjak
Zarif Alliu u masakrua me dru në kokë gjatë një konflikti gjatë ditës së djeshme në fshatin Braçanj të Devollit dhe sipas policisë bëhet fjalë për një sherr për shkak të prishes së pazareve të drogës.

Dëshmitar të ngjarjes kanë qenë disa fshatarë që kishin shtëpitë aty pranë dhe njëri prej tyre, i quajtuer Ferhat Braho ka rrëfyer për "Gazeta Shqiptare" se si nuk e kishte ndihmuar të plagosurin duke e lënë jashtë derës pavarësisht se i kishin kërkuar ndihmë.

Intervista
Zoti Ferhat, mund të na thoni se çfarë ndodhi mbrëmjen e së shtunës?
Rreth orës 20:15, po rrija me bashkëshorten time në kuzhinë kur dikush trokiti në derë dhe tha: “Duam ndihmë”. Dola në oborr me idenë mos ishte ndonjë nga komshinjtë, por gjithsesi pyeta se kush ishte. Ishte një burrë që më kërkoi ta ndihmoja. Ai tha: “Hape derën”. E pashë se nuk ishte i rregullt, pasi ishte i gjakosur dhe copë-copë, ndaj nuk pranova ta fusja në oborr. E lashë jashtë portës.
Nuk e ndihmuat personin që ju kërkoi ndihmë?
Jo, ju thashë që nuk e futa as në oborrin e banesës. Ndërsa, ai mu lut sërish që ta ndihmoja.
Çfarë ju tha?
“Aman më ndihmo, pasi kam një njeri që po më vdes, më tha peroni që më trokiti tek dera e shtëpisë. Ndërsa, unë e pyeta se ku e ke të plagosurin. Ai më tha që e kam këtu afër banesës tënde. Menjëherë hyra brenda dhe mora një kuvertë dhe ia dhashë, por nuk i futa në shtëpi. Ndërkohë, njoftova kryeplakun e fshatit për ngjarjen.
Po pastaj çfarë ndodhi?
Erdhi kryeplaku dhe disa banorë të tjerë. Të gjithë dolëm jashtë. Ndërsa kryeplaku, pasi pa gjendjen njoftoi policinë, e cila bëri punën e vet.
Erdhi policia?
Forcat e policisë erdhën brenda pak minutave, pasi nuk është larg komisariati që këtu. Bashkë me ata i hipëm në makinë që t’i çonim në spital. Më tej nuk e di se çfarë ndodhi.
Pra, i plagosuri nuk vdiq kur ishte aty?
Jo, jo. Ai ishte gjallë kur e nisëm për në spital.
Çfarë bëtë gjatë kohës që prisnit policinë?
U përpoqëm të bisedonim me personin që më kërkoi ndihmë dhe që ishte i gjakosur, pasi tjetri nuk ishte në gjendje të fliste. E pyeta se çfarë i kishte ndodhur, por çfarë thoshte njëherë, nuk thoshte herën tjetër. Në fillim më tha të kërkoja ndihmë se u kishin vjedhur telefonat. Më nxori kartën e celularit dhe më tha: “Lajmëro nga ky numër. Më pas më tha që do të iknin në Greqi po i kishin grabitur, pastaj më tha që kishte qenë një makinë luksoze dhe i kishin futur atje dhe i kishin rrahur. Ata ishin në këmbë, nuk pashë as makinë, as njeri të lëvizë. Nuk di çfarë t’ju them, pasi ajo që ndodhi ishte e rrallë. Shtëpia ime ka pritur dhe përcjellë me qindra refugjatë, por mbrëmjen e së shtunës u zura shumë ngushtë.
A përdoret ky shteg për kalim klandestinësh?
Tani jo më, kufiri kontrollohet dhe asnjë banor këtu nuk rrezikon. Dikur përdorej, por tani jo më, u bë kohë.
Shtuar më 20/03/2017, ora 08:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori