Një vrasje mafioze, tronditi Shkodrën ditën e djeshme, ku viktimë mbeti
Fatos Ferracaku dhe i plagosur Fatmir Mehaj.
Sipas të dhënave,
Fatos Ferracaku është qëlluar me armë zjarri disa herë në kokë nga një distancë e afërt, ndërsa më pas autorët janë larguar me shpejtësi me një motor që më pas u gjet i djegur disa kilometra larg qytetit.
Ndërkohë edhe pse nuk ka asnjë të dyshuar konkret policia e
Shkodrës ka shoqëruar mbi 40 persona për ti marrë në pyetje.
Nga ana tjetër
familjarët e të ndjerit,
Fatos Ferracakut kanë deklaruar në policinë e
Shkodrës se nuk kanë konflikte me askënd.
Një ditë pas ekzekutimit të 40-vjeçarit në drejtorinë e Policisë së
Shkodrës shkuan edhe zyrtarë të lartë të policisë së Shtetit ku po hetohet imtësisht për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë./albeu.com/
Shtuar më 15/11/2018,
ora 14:18