Bardh Spahia shkarkon nga detyra Mark Mollën, emërohet administratori i ri i UKT-së Shkodër

Arvit Bushati është administratori i ri i ndërmarrjes së ujësjellës – kanalizime Shkoder. Ai është emëruar në këtë post nga kryebashkiaku Bardh Spahia, i cili më herët liroi nga detyra e administratorit Mark Mollën.

Bushati do të jetë në këtë detyrë me mandat 3-vjeçar, ndërkohë që vendimi u mor pasi gjykata rrëzoi emërimin që ishte bërë nga ish kryetarja e bashkisë pak ditë përpara se të dorëzonte detyrën, që i zgjati mandatin Mollës edhe me 4 vite.

Tashmë zyrtarisht UKSH do të drejtohet prej të martes nga Bushati, i cili vjen në këtë detyrë pasi ka qënë më herët drejtues i forumit rinor të PD, si edhe ka mbajtur funksione të ndryshme në pushtetin vendor./albeu.com


Shtuar 18.07.2022 19:52