Zbardhet akt-ekspertimi për dy ushtarakët që u sulmuan nga “spiunët” rusë në ish-uzinën e Gramshit

Është zbradhur akti ekspertimi mjekolo-ligjor për dy ushtarakët që u sulmuan në ish-uzinën e përpunimit të armëve në Gramsh katër muaj më parë.

Sipas news 24 në datë 20 gusht 2022 i është kërkuar mjekut ligjor se çfarë dëmtimesh konstatoheshin në trupin e shtetasit Aldo Bici, me çfarë mjeti ishin shkaktuar ato dhe në çfarë kategorie hynin këto dëmtime.

Me shkresën nr.736 Instituti i Mjekësisë Ligjore në aktin e ekspertimit mjeko-ligjor nr.736 për shtetasin Aldo Bici bazuar në ekzaminimin objektiv, kartelën klinike të QSUT Tiranë, janë konstatuar: A dhimbje koke, shikim të turbullt e tharje fyti. B- ekimozë dhe shembje e indeve të buta të dorës së djathtë. Këto dëmtime për pikën A janë shkaktuar nga ekspozimi me gaz (sprajt). Ndërsa dëmtimet për pikën B janë shkaktuar me mjet të fortë mbretës. Dëmtimet e shkaktuara hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve të cilat kanë sjellë për pasojë humbjen e aftësisë së përkohshme në punë në masën mbi 9 ditë.

Kjo do të thotë se ndaj Zorin mund të ngrihet dhe akuza e plagosjes me dashje. Prokuroria e Elbasanit po zhvillon hetime për disa vepra penale, një prej tyre ajo e spiunazhit pasi është zbuluar se janë fotografuar objekte të rëndësisë kombëtare.

Tashmë Prokuroria do të ngrejë një tjetër akuzë ndaj rusit Mikail Zorin, atë të plagosjes së lehtë. Ngjarja ndodhi në gusht kur 2 rusë dhe 1 ukrainas hynë në uzinën e Gramshit dhe u hodhën lëndë djegëse në fytyrë ushtarëve. /albeu.com/


Shtuar 12.01.2023 14:00