Vrasja e vëllait të Talo Çelës, autori furnizoi makinën me karburant 20 minuta para ngjarjes
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Bujar Çelës, vëllai i të shumëkërkuarit Talo Cela. Krimi ndodhi në 17 shtator të këtij viti në Bradashesh të Elbasanit.

Nuredin Dumani është zbuluar si autor i dyshuar i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim.

Nga hetimet rezultoi se 20 minuta para krimit Dumani furnizoi me karburant makinën që përdori në krim. Ky fakt konfirmohet dhe nga pamjet e kamerave të sigurisë, ndërkohë që tek lekët u gjetën shenjat e gishtërinjve të Nuredin Dumanit.

Sipas prokurorisë Dumani dyshohet se e vrau Bujar Çelën në shenjë hakmarrje pasi dyshonte se Talo Cela ekzekutoi mikun e tij të ngushte Klevis Kapllani në Rrogozhinë.

Shtuar më 13/10/2020, ora 11:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori