Vrasja e turistit rus/ I akuzuari kallëzon oficerin e Policisë Gjyqësore
Biznesmeni i arrestuar për vdekjen tragjike të turistit rus në Himarë ka kallëzuar në Prokurori oficerin e Policisë Gjyqësore.
Sipas tij dhe avokatit Arian Veshajt, oficeri në fjalë nuk ka pranuar që të shkojë në vendin e ngjarjes për të bërë hetimet.

Kjo, sipas palës akuzuese ka bërë që të krijohet një konfuzion me ngjarjen, shkruan gazeta Panorama.

Gjithashtu, disa ditë më parë, avokati i Fatmur Kuçit akuzoi të njëjtin oficer se ka marrë në pyetje pa praninë e psikologut dhe prindërve djalin e biznesmenit, i cili është i mitur.

Fatmir Kuçi, arrestuar për aksidentimin me mjet lundrues të turistit rus deklaron se është i pafajshëm dhe se turistin e gjeti në det të aksidentuar dhe e ndihmoi./Albeu.com/

Shtuar më 12/08/2016, ora 19:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori