Presidenti, Taulant Balla kërkon edhe përfshirjen e opozitës

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla shprehet se socialistët do të jenë të hapur të diskutojnë edhe me opozitën gjatë procesit të gjetjes së një kandidature të denjë për President të Republikës.

Përmes një statusi në Facebook, Balla shkruan se politika e sotme duhet të ndahet nga modelet bajate të së shkuarës “në të gjitha format e saj dhe të punojmë sëbashku për të ardhmen”.

Balla shkruan:

Kuvendi i Shqipërisë është vendi i dialogut konstruktiv. Ne duhet të ndahemi nga modelet bajate të së shkuarës në të gjitha format e saj dhe të punojmë sëbashku për të ardhmen.

Procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës në të cilin Kuvendi i Shqipërisë do të investohet gjatë javëve të Shqipërisë do të reflektojë gatishmërinë tonë për dialog me grupet parlamentare opozitare në Kuvend.

Ne do t`i japim Shqipërisë një President normal dhe krejtësisht të ndryshëm nga presidenti në largim.


Shtuar 15.04.2022 13:18