3 ide për të përgatitur një mëngjes të shpejtë dhe të shëndetshëm

Nëse nuk keni asnjë ide se çfarë të gatuani për mëngjes sot, më poshtë do të gjeni disa receta të shijshme për gjithë familjen.

Receta e parë është ëmbëlsirë me fruta,e cila gatuhet mjaft lehtë.

Fillimisht hidhni në një enë kos, fruta sipas dëshirës dhe shtoni drithëra. Kjo recetë përmban 193 kalori dhe 17 gram proteina.

Burrito

Për këtë recetë do të duhen të skuqni tre të bardhat e vezëve, shtoni gjysmë piper jeshil dhe një lugë piper shumë djegës. Përziejini 2 lugë djathë Cheddar dhe ¼ filxhan fasule të zezë të ziera. Hidhni salca nëse dëshironi dhe mbështillini me pite.

Një tjetër ide për mëngjes janë edhe picat, të cilat preferohen nga shumica.

Fillimisht përgatisni brumin të cilën duhet ta piqni petën në 450 gradë për 3-4 minuta nga të dyja anët. Lyejeni me ¼ filxhanë salcë domateje, më pas vendosni ¼ filxhanë mozzarella të copëtuar dhe dy feta proshutë dhe 1 filxhanë spinaq. Pasi t’i keni vendosur ingredientët duhet ta piqni sërish deri sa të jetë shkrirë djathi për 5 minuta. Më pas vendosini sipër 1 ose dy vezë, të gatuara sipas dëshirë.


Shtuar 13.09.2023 09:52