Vrasja e shqiptarit në Francë, arrestohet autori
Pëlqej
Ka kaluar goxha kohë që nga vrasja e një shqiptari në 2 Dhjetor 2017 në Haute-Savoie ndërkohë vetëm tashmë policia ka mundur që rë kapë autorin.

Pas një hetimi 4-mujor, rezulton se vrasësi është një përdorues heroine, i cili qëlloi me armë mbi dy shqiptarë, tregtarë droge, por i vdekur mbeti njëri prej tyre, e tjetri u plagos.

Sipas mediave të huaja, motivi i ekzekutimit është fakti se përdoruesi i drogës kishte nevojë për heroinë, por nuk kishte para për ta blerë.

Sipas policisë franceze, shqiptarët shesin heroinë të cilësisë së mirë, që kushton rreth 80 Euro për gram. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2018, ora 19:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori