Vrasja e shqiptareve, PDSH kerkon hetim nderkombetar
Albeu.com
Partia Demokratike Shqiptare, ka reaguar sot pas incidentit të dy ditëve më parë në Radushë, duke kërkuar nga faktori ndërkombëtar që të bëj hetim të pavarur, lidhur me vrasjen e katër shqiptarëve në fshatin Radushë.Deputeti i kësaj partie Imer Aliu, vrasjen e katër shqiptarëve e ka cilësuar si ekzekutim klasik, ndërsa sqarimet e dhëna nga qeveria të palogjikshme dhe joprofesionale. Aliu më tej ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të aksioneve policore nëpër vendbanimet shqiptare.

“Kërkojmë që urgjentisht të ndërpriten të gjitha akcionet policore , bastisjet burgosjet dhe maltretimet e shqiptarëve. Ju bëjmë apel përfaqësuesve ndërkombëtarë në Maqedoni të veprojnë në mënyrë diplomatike dhe preventive për të penguar përkeqësimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ndëretnike që po bën tash më dy vjet kjo qeveri”, deklaroi Imer Aliu – deputet i PDSH-së.
Shtuar më 14/05/2010, ora 13:03
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori