Vrasja e shqiptares në Greqi, flet i afërmi: Autorët janë shqiptarë, i çanë kokën në dysh…
Në orët e para të datës 4 shkurt një tragjedi ndodhi në një familje shqiptare në Greqi, e cila u vodh, sulmua ku mbeti e vrarë gruaja dhe plagosur rëndë burri.

Fillimisht mediat greke folën për një larje hesapesh por hetimet e fundit dhe deklaratat e familjarëve kanë vërtetuar që bëhej fjalë për një grabitje e cila degjeneroi në vrasjen dhe plagosjen e pronarëve të shtëpisë.

Një i afërm i familjes për JOQ ka folur dhe ka treguar se si ka shkuar në të vërtetë ngjarja në natën e 4 shkurtit.

“Në shtëpinë e një të afërmit tim në Greqi u futën për të gjetur lekë dhe mbasi vodhën, i vranë gruan ndërsa të afërmit im i gjuajtën në kokë me pistoletë. Ai është ende gjallë por pritet të vdesë o sot o nesër. E gjithë kjo masakër u bë në prezencën e dy fëmijëve. Fëmijët thonë se folën shqip dhe se janë shqiptarë kafshët që bënë masakrën. Autoritet akoma s’i kanë kapur”, – shkruan i afërmi.

Duke folur për gjendjen e rëndë shëndetësore të kryefamiljarit, Z.Halitaj, ai shprehet se “i është hapur koka më dysh dhe vetëm zemra i punon me aparate. Mjekët thonë se pritet të vdesë o sot o nesër”.

Djali 27-vjeçar i kësaj familje, i cili sikurse edhe vajza 17-vjeçare kanë parë çdo skenë makabre që të pashpirtët kanë kryer mbi nënën dhe babanë e tyre, është me probleme mendore, ndaj është e vështirë që prej tij të mund të mësohet diçka më shumë mbi autorët.

"Djali 27-vjeçar është me të meta mendore dhe tani e kanë shtruar në spital psikiatrik. S’jep dot asnjë informacion për vrasësit edhe pse pa çdo gjë”, – tha familjari, duke shtuar se vajza e mitur ndodhet në gjendje shumë të rënduar psikologjike.

Mëngjesin e djeshëm, autorët kanë qëlluar me armë në kokë gruan 50-vjeçare dhe burrin e saj, 53 vjeç. Veç kësaj, ata kanë plagosur me mjete prerëse në fytyrë djalin e tyre 27-vjeç, gjë e cila ka ndodhur e gjitha në sy të vajzës 17-vjeçare. Gruaja ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa siç raporton familjari, gjendja e burrit është kritike./albeu.com/

Shtuar më 05/02/2017, ora 12:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori