Vrasja e Santos, procedohet polici që ishte në vendngjarje
Pëlqej
Ndaj efektivit të Policisë Rrugore, i cili u gjend në vendin e ngjarjes në momentin e vrasjes së bankierit Artan Santo ka nisur procedimin disiplinor.

Sipas burimeve të vetë drejtorisë, janë duke u analizuar të gjitha veprimet dhe mosveprimet e efektivit të policisë rrugore Tonin Qepuri.

Pjesë e verifikimit nuk është vetëm reagimi fizik i tij, por edhe momenti kur ka komunikuar me sallën operative për sinjalizuar për ngjarjen apo për zbatimin e orientimeve të marra nga salla. /albeu.com/


Shtuar më 27/08/2014, ora 18:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori