Vrasja e Santiago Malkos, shpallen në kërkim katër persona
Pas arrestimit dhe deklaratës së Blendi Tetës, janë bërë të ditura inicialet e katër personave të dyshuar, por emrat e të cilëve nuk bëhen me dije për shkak të hetimeve.

Bëhet fjalë për personat me inicialet E.D, I.S, O.L, dhe E.G. Hetimet për këtë çështje po ndiqen nga prokurori Naim Tota.

Mësohet se pas ndalimit të të kërkuarve, pritet që të verifikohet edhe roli i tyre në ngjarjen e 27 Gushtit, në rrugën ‘Xhanfize Keko’ në zonën e Kinostudios.

Blendi Teta dyshohet të jetë personi që ka informuar autorët e vrasjes së Santjago Malkos, për lëvizjet e këtij të fundit pak minuta para se të ndodhte vrasja.

Pas ndalimit nga policia, 39 vjeçarit i janë sekuestruar dy aparate celularë, kqyrja e të cilëve pritet të hedhë edhe më shumë dritë mbi dyshimet e policisë.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se nga kqyrja e kamerave të sigurisë, Teta është vërejtur të kalojë pranë vendit të ngjarjes, duke ngritur dyshimet se mund të jetë pjesë e atentatit ndaj Malkos. Por në dëshminë e parë dhënë para grupit hetimor, 39 vjeçari ka mohuar të jetë ndodhur aty pranë.

Si ndodhi vrasja?

Vrasja e ish-efektivit të policisë, Santiago Malko ndodhi mbremjen e së martës së 27 gushtit rreth ores 22.20 minuta në nje rruge te populluar afer Xhamllkut.

Malko mësohet se është qëllluar nga një automjet Benz ngjyre gri ku kanë qëne dy autorët e maskuar me kapucë, të cilët janë fiksuar nga kamerat e sigurisë.

Sipas deshmitarëve njeri prej tyre ka qëlluar me breshëri automatiku ne drejtim te mjetit të 26 vjeçarit sapo ky i fundit doli nga lavazhi.

Në pak sekonda viktima ka humbur kontrollin dhe mjeti është përplasur me murin e kompanisë aleat ndërkohë që në morinë e shumtë të plumbave, dy kanë qënë vdekjeprures për të riun duke e kapur ne organet jetesore.

Pista kryesore e hetimit është ajo e vrasjes për hakmarrje për shkak të implikimit të 26-vjeçarit në disa ngjarje kriminale, por po hetohet edhe aktiviteti i tij në fushën e lojërave të fatit.

Shtuar më 17/09/2019, ora 21:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori