Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg shtetasin
Milkjor Gjoka, i dyshuar si bashkëpunetor në vrasjen e
Ridvan Hyseni në fshatin
Mushan të njësisë Dajç.
Gjykata ka dhënë masën lehtësuese “detyrim me paraqitje” për dy dëshmitarët Blerim Mlloja dhe Marjeta Gramshi të arrestuar për “moskallezim krimi” si dëshmitar në vrasjen e 46 vjeçarit.
Ka qenë vetë prokuroria që kërkoi masën detyrim paraqitje për dy dëshmitarët, ndërsa për
Milkjor Gjokën organi i akuzës kërkoi arrest me burg, masë të cilen e dha
gjykata.
Ndërkohë i pandehuri ka deklaruar para trupës gjykuese se nuk ka lidhje me ngjarjen.
“Nuk kam lidhje me ngjarjen, kam qenë rastësisht aty, në vendin dhe momentin e gabuar. Nuk kam bashkëpunuar me vellezërit Mehmedaj që dyshohen si autore të vrasjes se
Ridvan Hysenit ose i njohur edhe si
Ridvan Ramazani”, është shprehur ai.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën e 28 nëntorit, ku 46 vjeccari
Ridvan Ramazanit është ekzekutuar me armë zjarri brenda makinës së tij tip “BMW” pranë një karburanti në fshatin
Mushan, Shkodër.
Shtuar më 30/11/2020,
ora 13:52