Vrasja e prostitutës rumune në Itali, shqiptari: Jam i pafajshëm, nuk jam tutor
Ditën e djeshme para gjykatës së Salentos në Itali Kristian Marku, 24 vjeç, ka mohuar të ketë gisht në vrasjen e rumunes Alina Roxana Ripa.

Sipas tij asnjë herë nuk është marrë me prostitucion dhe se nuk ka lidhje me vrasjen e prostitutës rumune Alina Roxana Ripa, siç akuzohet nga prokuroria.

Ai është mbrojtur duke thënë se nuk ka patentë dhe as makinë, që të mund të ndiqte prostitutat.

24-vjeçari është arrestuar së bashku me 36-vjeçarin tjetër shqiptar Ildir Kadiu, pas urdhër-arresteve me burg, në lidhje me vrasjen e prostitutës rumune. Ndërkohë, Kadiu ka ushtruar të drejtën e heshtjes para gjykatës, raportojnë mediat lokale.

Kufoma e vajzës u gjet më 31 Dhjetor 2015./albeu.com/
Shtuar më 05/02/2017, ora 10:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori