Vrasja e Polisë, flasin 3 të arrestuarit në Shkodër

Kanë kaluar 24 orë nga arrestimi i tyre, por të dyshuarit nuk kanë pranuar asnjë akuzë.

Gilbert Toma 26-vjeç e Kleandro Toma 29-vjeç, vëllezër dhe Alfred Martini 20-vjeç mohojnë te jenë bashkëpunëtorët e autorit të vrasjes së Ferdinand Polia në Theth.

Sipas policisë ata akuzohen se i dhanë armën dhe stresuan autorin e vrasjes K.S. 27 vjec, por të akuzuarit e mohojnë një gjë të tillë.

Vëllai i Nard Polisë, biznesmeni që mbeti i vrarë nga një atentat në Shkodër, është shprehur se nuk njeh asnjë nga të arrestuarit e ndaluar nga policia lidhur me vrasjen e të vëllait.

Ai gjithashtu deklaroi se nuk kanë pasur asnjë konflikt dhe se autorët mund të kenë ngatërruar person.

Deri tani e vetmja pistë që është në shqyrtim është e kaluara e tij para 9 vitesh në Itali ku është dënuar me 4 vite burg për prostitucion, trafik kokaine dhe vjedhje me thyerje të dy banesave. /albeu.com/
Shtuar më 26/03/2019, ora 11:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori