Vrasja e policit, arrestime ne Shkup dhe Kumanove
Pëlqej
Albeu.com
Forca speciale sonte kanë arrestuar disa persona na lagjen e Çairit dhe Dizhonit në Shkup si dhe në Kumanovë. Arrestimet kane pasur pas sulmit ndaj patrulles policore ne Shkup.
Aksione të një pasnjëshme bastisjesh dhe arrestimes, ka ndërmarrë gjatë mbrëmjes së sotme, Ministria e Punëve të Brendshme, në kuadër të kërkimeve për sulmuesit, të cilët me breshëri plumbash, vranë 1 polic të ALFA-s dhe plagosën 2 të tjerë, pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore në Shkup.
Ekipi i televizionit ALSAT, regjistroi gjatë mbrëmjes njërin prej aksioneve të forcave speciale policore, në lagjen Çair të Shkupit. Këto pamje, janë xhiruar pikërisht gjatë ndërhyrjes së policisë rreth orës 20.30 minuta, dhe arrestimit të disa personave.
Pak çaste më vonë, forcat e rendit kanë arrestuar edhe një person tjetër në rrugën Dizhonska.
Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka dhënë sqarime për aksionin, përveç konfirmimit se bastisjet dhe arrestimet, janë pjesë e operacioneve të saj për sulmuesit e pjestarëve të njësitit policor ALFA-të. Prani e shtuar e policisë gjatë orëve të mbrëmjes, është vërejtur edhe në pjesë të tjera të qytetit të Shkupit.
Bastisje dhe arrestime janë kryer edhe në qytetin e Kumanovës. Në redaksinë e televizionit ALSAT, shumë banorë telefonuan për të denoncuar praninë dhe terrorin e forcave të policisë, në operacionin e saj në mbarë Kumanovën, përfshi edhe fshatin Opajë. Janë bastisur shtatë shtëpi, ndërsa është arrestuar një person. Nga ministria e brendshme, thonë se detaje të aksionit, do të bëhen të ditura, vetëm gjatë ditës së nesërme.
Valmir Kuçi, alsat
Shtuar më 27/11/2008, ora 05:42
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori