Vrasja e policeve, Shqiperia sot shpalli dite zie
Albeu.com
Sot në Shqipëri është shpallur ditë zie kombëtare nga vrasja të premten pasdite e katër anëtarëve të një njësie speciale të policisë në aksionin për arrestimin e një personi shumë të kërkuar.Në një deklaratë për gazetarët mbrëmë kryeministri Sali Berisha i shpalli katër punonjësit e policisë "Deshmorë të Atdheut" dhe sot për nder të tyre do të zhvillohet një ceremoni zyrtare në Tiranë. Të premten pasdite një njësi e forcave speciale të luftës kundër krimit të organizuar zhvilloi një operacion për kapjen e njërit prej personave më të kërkuar në Shqipëri, Dritan Dajti. Por gjatë shkëmbimit të zjarrit mbetën të vrarë katër prej punonjësve të policisë, si dhe një shoqërues i të kërkuarit. Vetë Dritan Dajti u plagos rendë dhe po trajtohet në spitalin e burgut. Në dosjen e tij policia ka vrasjen e një biznesmeni, grabitje të dhunshme, dhe një arratisje nga procesi gjyqësor. Për vrasjen e punonjësve të policisë reagoi dhe Partia Socialiste në opozitë, e cila mbështeti frocat e rendit në zbardhjen e së vërtetës rreth ngjarjes më te rëndë që ka ndodhur në Shqipëri kundër uniformave blu. Trupat e viktimave, sipas vendimit të mbrëmshëm të qeverisë do të prehen sot në mesditë në varrezat e Dëshmoreve të Kombit në Tiranë. /dw/
Shtuar më 08/08/2009, ora 16:10
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori