Vrasja e oficerit të RENEA-s, dëshmitari: Firmosa nën dhunën e policisë
Para Gjykatës së Krimeve të Rënda i penduari i dosjes së “Lazaratit”, Elson Kazma ka mohuar dëshminë dhënë gjatë hetimeve paraprake, përcjell albeu.com.

Mbi dëshminë e tij, Prokuroria ngriti akuzat për 11 banorë të Lazaratit, që akuzohen për sulmin ndaj policisë në Qershor të 2015, ku mbeti i vrarë oficeri i RENEA-s, Ibrahim Basha.

I riu ka sqaruar para togave të zeza se pas ngjarjes, ai është dhunuar në Policinë e Gjirokastrës, ku e detyrua të firmosë një deklaratë që ai nuk e ka dhënë asnjëherë.

I riu ka sqaruar para togave të zeza se pas ngjarjes, ai është dhunuar në Policinë e Gjirokastrës, ku e detyrua të firmosë një deklaratë që ai nuk e ka dhënë asnjëherë.

Elson Kazma u tha prokurorëve se janë regjizorë të mëdhenj. Ndërsa Arbjon Aliko u shpreh se e kanë bërë si aktori i njohur i filmave aksion Silvester Stalone. Gjykata do të vazhdojë dhe me marrjen në pyetje të të pandehurve të tjerë. /albeu.com/
Shtuar më 20/12/2017, ora 18:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori