Vrasja e mikut të Alket Rizait, grekët thonë se atentatorët janë shqiptarë
Hetuesit grekë dyshojnë se vrasësit e Vassilis Stefanakos, një njeri i njohur për nëntokën greke mund të jetë kryer nga shqiptarë.

Ata thonë se dy vrasësit kanë bërë një punë të pastër duke mos lënë asnjë shenjë ADN-je në zonë, e cila mund të çojë policinë në gjurmimin e atentatorëve me pagesë.

Vassilis Stefanakos, i cili dyshohet se financoi edhe arrastisjet e bujshme të Alket Rizait nga burgjet greke u vra disa ditë më parë në lagjen Haidari në Athinë në një atentat të mirë organizuar.

Vrasësit iu afruan atij me një motor të vjedhur vetëm pak metra pasi ishte shkëputur nga rojet. Pasi nxorrët automatikun tip kallashnikov nga një mbajtëse kitareje ata e qëlluan duke shkarkuar një karikator të tërë. /albeu.com/
Shtuar më 26/01/2018, ora 11:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori