Vrasja e kryepolicit, prangoset 38 vjeçari
Një prej të dyshuarve kryesorë për vrasjen e kryekomisar Adem Tahiraj, shefi i KomisariatitShijakut është vetëdorëzuar mëngjesin e sotëm së bashku me armën e krimit. 38 vjeçari Ilir Xhakja është person me precedentë penale, i dënuar 21 vjet heqje lirie.


Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e enjte rreth orës 18:00, në Katund Sukth të Durrësit, ku u vra në krye të detyrës shefi i KomisariatitShijakut, Adem Tahiraj.

Shefi i Komisariatit të Policisë së Shijakut Adem Tahiraj sapo kishte dalë nga një mbledhje në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Durrësit ku më pas kishte zbritur menjëherë në bazë për të zbatuar detyrat e shtruara në mbledhje. Bëhej fjalë për një plan masash që synonte arrestimin e personave që qarkullojnë me armë pa leje. Gjatë tentativës për të kontrolluar një automjet ku gjendeshin disa të rinj, komisari është qëlluar për vdekje me breshëri automatiku në automjetin e tij. Më pas, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2012, ora 09:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori