Vrasja e kryekomisarit, "Arrest me burg" për dy shoqëruesit
Gjykata e Krimeve të Rënda ka venosur "Arrest me burg" për efektivët e policisë Fatmir Hoxha dhe Kastriot Kosturani shoqërues të shefit të komisariatit të policisë së Shijakut, Adem Tahiraj.

Ky i fundit mbeti i vrarë gjatë një kontrolli rutinë, nga Ilir Xhakja. Dy efektivët, Fatmir Hoxha dhe Kastriot Gosturani akuzohen për mosveprim për të parandaluar vrasjen e kryekomisarit. "Shpërdorim detyre" është akuza e ngritur ndaj tyre, pasi nuk ndërhynë në momentin që Xhakja ka mbërritur në vendngjarje. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2012, ora 11:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori