Laçi zhgënjen përballë Iskras

Laçi ka zhgënjyer në debutimin sezonal në arenën europiane, sepse është ndalur në një barazim pa gola 0-0 përballë modestëve të Iskras.

Kurbinasit kanë dominuar  sfidën në “Elbasan Arena” përballë malazezëve, por nuk kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës.

Pavarësisht këtij rezultati, kualifikimi për në turin tjetër mbetet I hapur. Për të vazhduar rrugëtimin europian, Laçi duhet të fitojë pas një jave në Mal të Zi.


Shtuar 7.07.2022 22:52

Tags: ,